28.8 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Cakolli: Afati i Kushtetueses është vijë ndarëse, jo temë diskutimi

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas takimit të sotëm mes liderëve politikë, duke e cilësuar si të rrezikuar shansin e fundit për kthimin e situatës në binarë kushtetues, të ofruar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas Cakollit, afati 30-ditor i përcaktuar nga Kushtetuesja, që skadon më 26 korrik, është një vijë ndarëse kushtetuese dhe jo një hapësirë për manovrim politik.

Postimi i plotë:

Shansi i ofruar nga Gjykata Kushtetuese, që politika të kthehet në binarë kushtetues – më së largu deri më 26 korrik – pas takimit të sotëm “konsultativ”, duket se po digjet.

Kjo, në radhë të parë, për shkak të mungesës së vullnetit për kompromis politik, e së dyti, për shkak të insistimit në taktika bllokimi kundërkushtetuese.

Afati 30-ditor është një vijë ndarëse kushtetuese. Diskutimet për “çka ndodh pas 30 ditëve” janë pjesë e devijimit – sepse pyetja e vetme që duhet të shtrohet është “çka duhet të ndodhë brenda 30 ditëve?”.

Çdo diskutim tjetër është tentativë për ta relativizuar shkeljen dhe përgjegjësinë, si dhe për ta normalizuar krizën.

Të ngjashme

Të fundit