28.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Cakolli: 5 tetori është opsioni më i hershëm i mundshëm për zgjedhjet lokale

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për sot subjektet politike në takim për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Eugen Cakolli, hulumtues nga KDI, deklaroi se kemi hyrë në fazën finale kur presidentja është e obliguar që ta caktojë datën e zgjedhjeve lokale.

“Jemi në mesin e shtatë datave të mundshme kur do të mbahen zgjedhjet, me dy prej tyre që janë në limitet e fundit të përcaktimeve ligjore. Opsioni më i hershëm i mundshëm aktualisht është 5 tetori, por që kjo të jetë data e zgjedhjeve duhet që vendimi për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të merret menjëherë pas takimit të nesërm të presidentes me subjektet politike”.

“Në anën tjetër, besoj që datat optimale janë 12 dhe 19 tetori, që përkojnë paka a shumë edhe me kalendarin dhe datën e zakonshme kur janë mbajtur zgjedhjet, afërsisht mesi i muajit tetor në mënyrë që edhe balotazhi të jetë diku nga mesi i muajit nëntor”, deklaroi Cakolli në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit