Një burim i brendshëm tregon se Caitlyn Jenner ka bërë një reagim shqetësues për dy të bijat e saj, Kylie dhe Kendall Jenner.
Edhe pse Caitlyn nuk është shumë prezente dhe ajo mezi e takon Kylie-n dhe Kendall këto ditë, asaj i pëlqen të përfshihet sa më shumë që mundet.
“Burimi gjithashtu tregoi se Caitlyn është e shqetësuar se pse nuk po dëgjon nga vajzat e saj.
“Ajo e ndjek jetën e tyre me interes të jashtëzakonshëm dhe është e bindur se Kris po i mbyt dhe po ndërhyn në jetën e tyre në një mënyrë shumë të dëmshme.”
Muajin e kaluar, një burim i brendshëm raportoi gjithashtu se Kris po përzihet në jetën romantike të Kylie Jenner në mënyrë që të rrisë shikimet e shfaqjes së tyre reality, ‘The Kardashians’.