Për shkak të një rrëshqitjeje të dherave, një pjesë e gjatësisë së rrugës Shëngjin–Velipojë, në afërsi të fshatit Rrjoll, ka pësuar çarje të theksuara dhe paraqet rrezik real për shembje të plotë, ka raportuar Top Channel.
Autoritetet në Shqipëri raportohet se kanë ndërhyrë duke mbyllur njërin krah të qarkullimit, në zonën ku dëmtimet janë më të dukshme, me qëllim shmangien e incidenteve për drejtuesit e automjeteve.
Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë, e inauguruar në pranverë të këtij viti, përfshin 15 kilometra investim të Qeverisë Shqiptare me një vlerë prej 3.8 milionë eurosh, duke reduktuar ndjeshëm distancën mes dy destinacioneve të rëndësishme turistike.






