Sipas tij, kjo dëshmon që tani të akuzuarit nuk kanë pasur aktivitet ushtarak dhe operacional gjatë luftës.
Ai tha se detyra e Thaçit dhe Veselit ishte që të kontaktonin me strukturat ndërkombëtare, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Që 25 vjet, shtypi kosovar është i mbingarkuar me lloj-lloj shkrimesh si pozitive, si negative. Në asnjë gazetë si të kundërshtarëve e si të tonat, nuk kam lexuar t’i thuhet Hashim Thaçit, ‘Gjeneral Hashim Thaçi’. Në asnjë libër apo gazetë nuk kam parë t’i thuhet ‘Gjeneral Kadri Veseli’. Kjo e dëshmon që ata nuk kishin aktivitet të tyre ushtarak-operacional të tyre gjatë luftës së ’98-99, por kishin më shumë detyra të tyre të kontaktonin me strukturat ndërkombëtare”, tha Çadraku
Madje, ai theksoi se këto i bazon në ato që ka parë dhe dëgjuar dhe si informacione nuk i ka nga Shtabi i Përgjithshëm.
“Krejt këto i bazoj nga ato që kam parë e dëgjuar, por jo nga kontaktet e mia me Shtabin e Përgjithshëm. Janë të lexuara e të dëgjuara”, tha Çadraku