11.5 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Cadman: Nuk ka arsye që Haradinaj të mos lirohet

- Advertisement -

Para një muaji Hysni Gucati u kthye në shtëpi.

Pasi Gjykata Speciale aprovoi kërkesën e ish kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Por të njëjtin fat nuk e kishte edhe Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që sipas Gjykatës Speciale ky nuk e ka respektuar në mënyrë të plotë kornizën rregullative të qendrës së paraburgimit në tre raste të ndryshme dhe rrjedhimisht lirimi i përkohshëm i tij nuk është aprovuar.

Megjithatë, avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman gjatë një interviste dhënë për tëvë1 tregoi se brenda dy muajsh ky vendim do të rishqyrtohet.

“Ajo që mund të them është se të gjitha parakushtet për lirimin e tij u pranuan nga gjyqtari, përveç një numri shkeljesh procedurale gjatë kohës së tij në njësinë e menaxhimit të paraburgimit në Hagë. Pra, gjykatësja tha se do ta shqyrtojë situatën brenda dy muajve, por ne ndërkohë do të shtyjmë përpara që të lirohet z.Haradinaj kur ajo të shqyrtojë nëse janë plotësuar kushtet për lirim të parakohshëm, dhe unë nuk shoh ndonjë arsye që ai të mos lirohet”, ka thënë ai për Tëvë 1

Cadman, ka edhe disa kritika të tjera për mënyrën se si funksionon Gjykata Speciale.

“Pra, mendoj se njëra nga shqetësimet që është ngritur vazhdimisht ka të bëjë se nëse është një institucion vendas dhe nëse është i tillë padyshim që duhet të veprojë sipas kuadrit ligjor të brendshëm dhe duhet të ketë shtetas të Kosovës që punojnë aty. Unë i kuptoj plotësisht shqetësimet e sigurisë dhe mbrojtjes së dëshmitarëve që kërkon përfshirje ndërkombëtare, por sigurisht nëse e krahasoni me një institucion të ngjashëm që unë isha i përfshirë në Bosnje kur isha në prokurori ishte një proces ku vendorët dhe ndërkombëtarët punonin së bashku. Pra, në Bosnje qytetarët mendonin se ishte një nga institucionet e tyre, ndërsa këtu qytetarët e Kosovës nuk e konsiderojnë atë si institucionin e tyre”, ka thënë Cadman.

Tutje, avokati britanik konsideron se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte duhet të sillen para drejtësisë, dhe jo të gjykohet vetëm njëra palë.

“Një institucion i tillë të ketë legjitimitet duhet të veprojë në mënyrë transparente, duhet të zbatojë ligjin në tërësi dhe jo në mënyrë diskriminuese, do të duhej që të gjithë ata që kanë kryer krime të sillen para drejtësisë, e jo të gjykohet vetëm njëra palë. Kur e konsideroni konfliktin ju merrni parasysh përmasat e mizorive që janë kryer nga Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës dhe çështja e legjitimitetit gjithmonë do të ngrihet, e pse të mos akuzohen autorët e atyre krimeve”, thotë avokati i Nasim Haradinaj.

Cadman ka thënë që gazetarët dhe qytetarët e Kosovës kanë vështirësi për tu informuar ne detaje lidhur me proceset gjyqësore ne Hagë, dhe sipas tij kjo po ndikon negativisht ne perceptimin e drejtësisë.

“Duhet të keni parasysh faktin se gjykata nuk mban seanca në Kosovë, kështu që qytetarët e thjeshtë dhe gazetarët nuk kanë qasje të duhur në gjykatë, jeni të detyruar të ndiqni atë që mund të ndiqni nga distanca përmes incizimeve dhe kjo është problematike. Dhe së dyti, sigurisht që përdorimi i masave mbrojtëse për dëshmitarët dhe palët në procedurë është i rëndësishëm në rastet e krimeve të luftës, por që duhet të zbatohet në mënyrë të arsyeshme dhe jo siç e shohim pothuajse si masë të përgjithshme që është përfshirë në këto procedura”, thotë ai.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinajn, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit