Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar në Facebook se mbrëmë i ka kaluar “ca çaste të këndshme artistike” me kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e kabinetit të tij, Ilir Kërçelin, raporton Gazeta Express.
Konjufca tregoi se mbrëmë ata e shikuan filmin “Luaneshat e Kodrës”, të regjisores Luana Bajrami.
“Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti dhe Shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami. Kinematografia jonë po shënon gjithnjë e më shumë suksese kulmore në arenën ndërkombëtare”, shkroi Konjufca.
“Luaneshat e Kodrës” ishte filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës. Në edicionin e vitit 2021 ai ishte pjesë e programit Directors, tregoi kryeparlamentari.
Ëndrrat dhe ambiciet e luaneshave meritojnë përkrahjen e gjithanshme, e cila shpresoj që nuk do t’iu mungojë”, shkroi Konjufca.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=622948175869548&id=100044631120296