-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Bytyqi e AAK-së: Kurti e Osmani spektatorë në ShBA, marrëveshjen e nënshkroi Rizvanolli

- Advertisement -

Shkuarjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani-Sadriu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në e ka kritikuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Ajo është shprehur se Kurti e Osmani kanë qenë vetëm spektatorë në SHBA, ndërsa marrëveshjen e ka nënshkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Me rëndësi që populli është mirë, pagat i ka të larta, e mirëqenia në nivel. #Hipokrizia s’ka kufi!”, ka thënë ajo me ironi.\

Ky është statusi i plotë i saj:

Boll mirë. Pse mos me shku në Amerikë kryeministri Kurti e presidentja Osmani, në rolin e spektatorit, për një marrëveshje që ka me nënshkru ministrja Rizvanolli.

Me rëndësi që populli është mirë, pagat i ka të larta, e mirëqenia në nivel. #Hipokrizia s’ka kufim

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit