10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Bytyqi: Brenda VV-së dhe Listës Guxo ka përçarje, Basha është fatkeqësia e këtij vendi

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi tha se brenda koaliconit qeverisës Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka përçarje që është dalluar kohëve të fundit.

Ajo në emisionin “Info Nata”, deklaroi se shkak mund të jetë deklarata e Kurtit, i cili ka thënë se nëse Osmani ka shkelur Gjykatën Kushtetues duhet të shkojë në shtëpi.

“ Ne e dimë shumë mirë se përbrenda Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka një llojë përçarje dhe presidentja është duke e parë se është duke iu ngushtuar ajo pjesë, apo hapësira që e përfaqëson Lista Guxo. Ne e dimë se presidentja Osmani qëndron pas Listës Guxo. Detaje nuk mund të tregoi, por janë paraqitur disa komente ku mund të rrëzohet Presidentja për shkak se e ka shkel Gjykatën Kushtetuese dhe e kemi parë se Kurti ka thënë se mua nuk më intereson, nëse e ka shkel Kushtetuten ajo lirisht mund të shkojë në shtëpi dhe aty për aty ka filluar përçarja dhe nuk po mundën më me e gjete atë rrethin”.

Ajo ka folur edhe për mendimin e saj për deputetin e VV-së, Dimal Basha.

Bytyqi tha se deputeti Basha është fatkeqësi për Kosovën.

“Dimal Basha është vërtetë fatkeqësia e këtij vendi, i cili po e përfaqëson këtë popull.  Mua më vjen shumë keq dhe beso ndonjë herë ndihna shumë keq që jam pjesë e Kuvendit për shkak të tij. Me deklaratat e tij të cilat po i bënë kohëve të fundit dhe i lëshon disa deklarata të tmerrshme që më vjen mërzi që jam pjesë e Kuvendit”.

Ajo po ashtu tha se nëse do të kishte mundësi atij do t’i ia merrte mandatin e deputetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit