Ish-ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë në RTK, sqaroi funksionin që do ta kishte Byroja e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Ajo tha se edhe pse e mban këtë emër, Byroja nuk e konfiskon pasurinë.
“Ajo pasuri që është fituar duke keqpërdorur pozitën zyrtare, duke u përfshirë në korrupsion, ajo do të konfiskohet, por jo nga Byroja. Sepse ka pasur shumë… domethënë… diskutime që s’kanë qëndruar. Byroja e bënë vlerësimin. Konfiskimin mund ta bëjë vetëm gjykata” – tha Haxhiu.
Ndryshe, ky projektlgij në kohën sa Haxhiu ishte minister e drejtësisë u shpall antikushtetues.






