Nga fillimi i këtij viti e deri më tash, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka arritur të paguaj një shumë rekorde të demeve të shkaktuara nga automjetet më targa rë huaja, si dhe automjetet pasiguruara.
Gjithashtu, pavarësisht sfidave në të cilat ka kaluar sivjet BKS-ja, si pasojë e Pandemisë COVID-19, viti 2021 po mbyllet me performancë të mirë, si në trajtim të dëmeve, në shitje të policave kufitare, ashtu edhe implementim të rekomandimeve të dhëna në fillim të vitit nga Banka Qendrore e Kosovës.
“Pagesa e dëmeve ka qenë prioritet i imi që nga ardhja në krye të BKS-së, ku në këtë drejtim ne kemi arritur të trajtojmë një numër rekord të demeve si në numër, ashtu edhe në vlerë. Ritëm i njejtë do të vazhdon edhe gjatë vitit 2022” ka thënë drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku.
Ai për sukseset e arritura ka falenderuar edhe Banken Qendrore të Kosovës si dhe drejtoret e kompanive të cilët në vazhdimësi kanë treguar gadishmëri për derdhur mjete në Fondin e Kompensimit.