2.3 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

Bylbyl Sokoli largohet nga FC Drenica

- Advertisement -

FC Drenica njofton opinionin se bashkëpunimi me trajnerin Bylbyl Sokoli ka përfunduar në mirëkuptim të plotë dhe në frymën më korrekte të respektit profesional.

Njoftim zyrtar nga FC Drenica:

FC Drenica njofton opinionin se bashkëpunimi me Prof. Bylbyl Sokolin ka përfunduar në mirëkuptim të plotë dhe në frymën më korrekte të respektit profesional.

Klubi e falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për të gjithë kontributin e dhënë, nga rikthimi në Superligë deri te puna e tij këtë sezon në komponimin dhe përgatitjen e skuadrës. Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën.

Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të ketë respektin më të lartë nga klubi dhe komuniteti.

FC Drenica vazhdon përpara me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha.
Klubi ynë është i përkushtuar të ndërtojë një projekt serioz, afatgjatë dhe me ambicie të qarta për të çuar Drenicën në arenën europiane.
FC Drenica – Me dinjitet përpara. ❤️🖤

Të ngjashme

Të fundit