23.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Buzhala: VV-ja do të humbë vota, PDK-ja është në rritje

- Advertisement -

Analisti politik Viktor Buzhala ka deklaruar se në rast se mbahen zgjedhje të reja, Lëvizja Vetëvendosje do të humbë vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të dalë fituese politike, për shkak të qasjes së saj konstruktive.

Sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk po sillet si një lider i mençur dhe është duke dëgjuar njerëz të gabuar, gjë që po e dëmton Vetëvendosjen.

“Mendoj që VV-ja humb vota në zgjedhje nuk është se do të fitojë më shumë… Albin Kurti duhet me kuptu një gjë, që populli ia ka dhënë votën me shumicë, ia ka dhënë për me qeverisë, jo për të bërë ‘ferrka’ atje në Kuvend apo me ia lënë fajin dikujt tjetër. Padyshim që do të humbas vota, nuk është duke vepruar si lider i mençur…Kjo nënkupton që është duke i pyet disa njerëz të gabuar…” ka deklaruar Buzhala në Debat Plus.

Ai ka shtuar se LDK-ja në zgjedhjet e fundit arriti të mobilizojë elektoratin e vet, por në zgjedhje të reja mund të përballet me vështirësi për shkak të neglizhencës në procesin e krijimit të institucioneve.

Në anën tjetër, Buzhala ka vlerësuar se PDK-ja është duke fituar terren.

“Fituese në zgjedhje eventuale e shoh PDK-në, pa diskutim duke u rritur – jo në vendin e parë, sepse VV-në e shoh aty – por për shkak të qasjes së saj konstruktive. Nuk i ka thënë ‘jo’ as VV-së, siç ka vepruar LDK-ja”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit