Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk po ka takime me diplomat amerikan.
Buzhala në Twitter ka postuar fotografin e Florin Krasniqit, duke lënë një shënim, ‘ky është amerikani i fundit që është takuar’ .
Kjo ironi nga Buzhala vjen pasi Kurti ende nuk ka udhëtuar në SHBA, që kur është meruar kryeministrit i Kosovës, gjithashtu nuk ka pasur ndonjë takim të nivelit të lartë.
Florin Krasniqi është shqiptaro-amerikan, dhe ish deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.