Gazetari Berat Buzhala, ka thënë sekurrë trup më të vogël votuese s’ka pasur në Kosovë se në zgjedhjet që po vijnë.
Buzhala iu referua regjistrimit të fundit të popullsisë, ku tha se 1.6 milion njerëz jetojnë në Kosovë, por shtoi se nëse vijnë 100 mijë njerëz nga diaspora për të votuar, atëherë ai do të demantohet.
“1.6 milion njerëz jetojnë në Kosovë. Kurrë trup më të vogël votuese s’ka pasur në Kosovë. A do të vijnë 100 mijë njerëz nga diaspora që votojnë, atëherë kjo mua më demanton”.
“Në vitin 2011, mbi 18 vjet që kanë jetuar në Kosovë është 1 milion e 80 mijë. Aktualisht, mbi 18 vjet që jetojnë në Kosovë është 1 milion e 130 mijë. Rreth 900 mijë votues nuk jetojnë në Kosovë”, tha Buzhala në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai prognozoi duke thënë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, numri i njerëzve që do t’iu drejtohen kutive të votimit do të jetë nën 800 mijë.