30.1 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Buzhala për miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit: Katastrofale, i dhuruan Serbisë fitore juridike

- Advertisement -

Pas miratimit në Bruksel të Deklaratës për Personat e Zhdukur, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar analisti dhe gazetari Berat Buzhala, duke e cilësuar deklaratën të tmerrshme e fatale.

“Delegacioni i Kosovës, kryeministri i Kosovës është pajtu me Serbinë me nënshkru një dokument, kur për zhdukjen e personave gjatë luftës ai e ka pranu një term që nuk është term juridik dhe që e liron shtetin e Serbinë prej përgjegjësisë,”- është shprehur ai.

Ai e ka cilësuar deklaratën e miratuar si të tmerrshme e fatale për shkak se më nuk mund të paditet Serbia në gjykata.

“Është e tmerrshme, është fatale për me çu Serbinë dikund në gjykata me paditë. A nime mendoni që nuk e kanë ditë çka po nënshkruajnë a?”.

Duke kërkuar vëmendje, Buzhala ka thënë se nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe shpjegon arsyet pse e cilëson deklaratën katastrofale.

“Inforced disappearance” dhe “forcibly disappeard” që për amatorë, jo juristë, për nanat që ende i presin të afërmit e vet, mund të duken të ngjashme sepse deri dikund mund të tingëllojnë të ngjashme, mirëpo mes tyne, dallimi i tyne është shfajësimi i Serbisë,”- thotë Buzhala.

Tutje ai thotë se më nënshkrimin e kësaj deklarate, i kanë dhuruar Serbisë një fitore juridike, me pasoja afatgjata.

VIDEO E PLOTË:

Të ngjashme

Të fundit