Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati i cili e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se Kuvendi duhet të konstituohet jo më larg se 30 ditë nga sot.
Buzhala u shpreh se gjendja e Muratit po i duket për shqetësim kohëve të fundit, përcjell Klankosova.tv.
“Gjendja e tij po më duket për shqetësim kohëve të fundit, para së gjithash është Ministër i Financave, nuk është as i Drejtësisë, me u çu i pari”.
“Interpretimi i tij ishte sikur kur e shkruan ndonjë status të gjatë në Facebook dhe dikush pas pesë sekondash të komenton diçka, ti e din se ai për ta lexuar i duhen pesë minuta se nuk lexohet”, u shpreh ai.