Gazetari Berat Buzhala ka komentuar deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gervallës e cila tha se kur është në pyetje mbrojtja e Kushtetutes së Kosovës nuk pyesin as për aleatë ndërkombëtar.
Sipas Buzhalës edhe Ukraina që ka 50 milionë banor i ka kërkuar Amerikës që të flas me Rusin në emër të tyre për të ndalur një konfrontim mes dy vendeve.
Kurse, ministrja Gërvalla si duket është e armatosur mirë që flet bindshëm se nuk do tV pyeste ndërkombëtarët për cështjet që rrezikojnë vendin.
“Nje shtet prej rreth 50 milion banoreve, sic eshte Ukraina, i ka thane Amerikes fol me Rusine ne emnin tone. Keshtu edhe po ndodhe. Kohe pas kohe e thirre Biden’i Zeleniskin edhe i tregon qysh eshte puna per fatin e Ukraines, edhe cka ka fole me Putinin. Bile, tash edhe Evropa eshte dorezu”, ka shkruar Buzhala
Tutje, Buzhala ka kritikuar Kurtin se ka dëshirë të punoj me njerëz të padijshëm.
“As nuk po merr pjese ne bisedime qe po mbahen here ne Gjeneve, e here permes telefonit Kremlin – Shtepi e Bardhe. Ministerja e jone e Puneve te Jashtme, qe sa here me bjen ndermend emni i saj me filloi me qesh, tha dje qe kur eshte ne pyetje mbrojtja e Kushtetutes se Kosoves na nuk i pyesim as aleatet e as njerin e gjalle. Kur e degjon Gervallen njerit i shkon mendja qe ne Majen e Pançiqit, ate majen qe e permend Albini shpesh, i kena nja dy a tri koka berthamore. Po e perseris ate qe e kam thene edhe nje dite, meraku i Albinit ish me punu me njerez budalle. Budallen vec e ki problem me e binde njehere, se pastaj ai te shnderrohet ne bombe te kurdisun”
“A e keni pa, krejt ata qe rrine me Albinin, mas nja dy tre muajve dalin e folin si te trent, qe thojshin te na folin hashamet? Mos harroni, sot prej ores 14 kemi ore te rendesishme patriotike. Kuvendi i Kosoves, i banuar me papagaj, do t’ia tregoje vendin Amerikes, Gjermanise, Britanise, Rusise, Serbise dhe botes mbare. Do ta kemi nje reprize te zhvillimeve ne Kuvendin Popullor te Shqiperise, ku thuhej qe Shqiperia eshte bere hale ne sy per imperializmin amerikan dhe revizionizmin sovjetik dhe ate kinez ,Menxi s’po pres me i marre do smoka e me t’u ule nja pese ore. Me u pshurre tuj keshe”, ka shkruar Buzhala.