Home Lajme Buzhala me kritika ndaj Kurtit: Albin Mashtruesi na i humbi 10 vjet, e meriton me nënshkru Zajednicën

Buzhala me kritika ndaj Kurtit: Albin Mashtruesi na i humbi 10 vjet, e meriton me nënshkru Zajednicën

0
Buzhala me kritika ndaj Kurtit: Albin Mashtruesi na i humbi 10 vjet, e meriton me nënshkru Zajednicën

Gazetari Berat Buzhala, ka komentuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe të propozuar nga liderët evropianë, për të cilin kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i garshëm ta pranojë.

Në lidhje me këtë, Buzhala ka thënë se Albin Kurti është cullak, duke e shpjeguar se themelimi i Asociacionit është i paalternativë.

“Albin Kurthi eshte cullak”, ka shkruar Buzhala.

“Ose ka me u bo Zajednica ose ka me u zhba shteti i Kosoves ne formen cfare eshte tash. Nuk ka zot qe e ndale, e as Albin Kurti qe tashme e ka pranu”, ka vijuar tutje.

Tutje, ai ka kritikuar Kurtin për premtimet e tij “të rrejshme” se në pushtet do ta pengonte themelimin e Asociacionit.

“Albin Kurti e ka pas trullu popullin me prralla dhe me demagogji. I ka pas rrite pritjet qe kur te fole ky ne Bruksel, atje zyrtaret e Bashkimit Evropian kane me majte shenime.

Keto rrena, ky rrenc, i ka pas shite ne menyre te suksesshme, sepse fatkeqesisht qiky osht populli qe e kena. Edhe mos me pas kane Thaci, por Kurti, prape e njejta marreveshje e vitit 2013 ish arrite ne vitin 2013.

Kushdo qe ish kane ne pushtet s’kish pas çare pa e pranu Marreveshjen e Rambujese, Pakon e Ahtisaarit. Kush osht ai hajvan qe ka mendu qe ne Shtepi te Bardhe jane kane tuj prite prej Kosoves me ju kallxu qysh duhet me u doke paqja ne Ballkan”, shkruan ai.

Buzhala ka shkruar se Kurti duhet ta paguaj një çmim politik për humbjen që ia ka shkaktuar Kosovës, duke premtuar diçka të parealizueshme.

“Cka ka bo Albin Mashtruesi osht qe na i ka hupe nja 10 vjet me sehire. Vec per kete send Kurti e meriton me e nenshkru Zajednicen edhe me e njeke prej pushtetit.

Mos u habitni: Kushdo qe ish kane ne pushtet sot prape ish deshte me e pranu kete Zajednice.

Kushdo qe do te vjen ne pushtet ka me vazhdu qaty ku e ka lane Albini.

Mirepo si leksion per mashtruesit qe do te pretendojne me ardhe ne pushtet ne te ardhmen, Albin

Kurti duhet me e pagu nje cmim te nalte politik.

Eshte e vertete qe ne politike nuk ka shume moral, ama nuk guxojme me e toleru qe Qeveria me u shnderru ne puf”, ka shkruar ai.

Exit mobile version