Gazetari Berat Buzhala, i ka dalë në mbrojtje analistes Dafina Demaku, e cila në debatin televiziv “Konfront” është përballur me gjuhë dhe sjellje seksiste nga kolegët e saj, anslisti Rron Gjinovci dhe Nexhemdin Spahiu, opinionist poashtu.
Buzhala me anë të një shkrimi në facebook, e ka vlerësuar si të turpshëm linçimin e Demakut nga panelistët në fjalë.
Ai ka thënë se Demaku është një gazetare fantastike, e lexuar dhe intelektuale.
“Eshte i turpshem linçimi qe po i bohet ne KTV Dafina Demakut nga panelistet tjere, burra te poshter dhe mujshar, klysh te pushtetit.
Dafina Demaku eshte gazetare fantastike. Dafina Demaku eshte gru e lexume dhe intelektuale. Dafina njeh gjuhe te huja dhe ka kulture te gjane. Po e thom keto, sepse nje kohe ka punu te une”, ka shkruar Buzhala.
Tutje, ai ka treguar se Dafina Demaku është vajza e dëshmorit të kombit, Vesel Demakut.
“Per me teper, Dafina Demaku eshte edhe çika e Vesel Demakut, ushtarit te UÇK’se, i cili eshte vra ne front te luftes. Me i thane Dafina Demakut e dyshimte ka te drejte vec BIA dhe Serbia. Sepse per Serbine i dyshimte ka qene baba i Dafines, qe e ka lane femije, i dyshimte ka qene fshati i Dafines”, shkruan ai tutje.