5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Buzhala me burime: Grenelli i kërkoi takim, Kurti e injoroi – tash thotë “mezi po pres” bashkëpunim

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala ka – duke cituar burime të veta – se Richard Grenell, ish-zyrtari i lartë amerikan në administratën e kaluar të Donald Trump, i ka kërkuar takim “këto katër vjet” kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por se ky i fundit “e ka injoruar, sharë e ofenduar”.

“Katër vjet – e këto janë burimet e mia – katër vjet e ka injoru në mënyrën më amatoreske të mundshme kryeministri Kurti tentativën e Richard Grenell m’u taku me të. Jo m’e bë marrëveshje; Richard Grenell ka kërku takim me Albin Kurtin gjatë kohës kur ky ishte kryeministër. E ka injoru, e ka sha, e ka ofendu, ky edhe komplet struktura e makineria e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Me gjasë këta s’e kanë konsideru kurrë që ditët ecin, e javët e muajët – e që kastat politike ndryshojnë. Tash këta u kthyen, edhe ky ‘mezi po pret’ me bashkëpunu. Unë mendoj që gjendja mes nesh dhe ShBA-së, politikisht…i kena raportet keq. As Richard Grenell e as Trump nuk i harrojnë sulmet e kësaj klase politike”, tha Buzhala.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit