Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, opinionisti Berat Buzhala ka listuar aferat korruptive të Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se asnjë pushtet nuk ka qenë më i korruptuar se ky i tanishmi.
“Veç një pashtetë nëse të mungon duhet me të prek ligji edhe ai ka dalë me thanë që nëse mungojnë 2/3 përqind nuk është kurrgjo kjo punë. Falja e borxheve të ujit, u arrestu njeri kryesor i Liburn Aliut për miliona euro, dul e pranoi edhe Liburni. Kurrkujt nuk iu ka dëshmu korrupsioni më shumë se sa LVV”, tha Buzhala.
Derisa, sa i përket patriotizmit, Buzhala tha: “Është dëshmu me Milan Radojqiqin me zë dhe figurë, është dëshmu me Slavko Simiçin për veteranët. Sa herë që gjykata kushtetuese ja ka ndal turrin Albin Kurtit, i ka thënë gjykatës kushtetuese, ‘bëni parti politike ju’. E njëjta gjykatë kushtetuese e ka rrëzu Abdullah Hotin e ka sjellë Albin Kurtin në qeveri”.