5.3 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Buzhala: Kurti po e tërheq popullin prapa një shekull për shkak të disa komplekseve të tij

- Advertisement -

Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ka artikuluar një kritikë të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po e çon vendin prapa në kohë dhe po e ngarkon shoqërinë me, siç tha ai, komplekset e veta personale.

Duke folur në emisionin “Rubikon”, Buzhala tha se, sipas tij, Kurti po e “ngreh për kërpeshi” popullatën dhe po e shtyn drejt një rikthimi të mentalitetit të para një shekulli, jo për çështje madhore shtetërore, por për “një sëmundje a kompleks të tij diku”.

“Na nuk jemi tu e pa se si Albin Kurti po e ngrehë për kërpeshi popullatën, dhe është duke e kthyer një shekull prapa për do gjëra që janë vetëm një sëmundje e tij diku, një kompleks diku.” – tha Buzhala në “Rubikon”.

Të ngjashme

Të fundit