Gazetari Berat Buzhala i është përgjigjur shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari e cila paralajmëroi padi, pasi mediumi i Buzhalës i publikoi përgjimet e saj me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq, nga ku doli se VV koordinohej për punët e Qeverisë dhe Kuvendit me kriminelin e veriut, Milan Radojçiq.
Buzhala ka thënë se Kusari-Lila e ka fyer Ramush Haradinajn para zyrtarëve të Listës Serbe.
“Prape po rren Mimoza. Nuk ka montazh. Ne asnje moment – ne asnje – nuk i eshte montu as heq kurrgjo. Po rren per veteranet. Para perfaqesuesit te Milan Radojcicit e ka shajte Ramushin per veterane. Sigurisht qe e pres me kenaqesi gjyqin. Neser pjesen tjeter. Kujna i thote “idiot patetik”?”, ka shkruar ai.