21.5 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Buzhala: Haxhiu po përdoret si mburojë nga Kurti për të shtyrë afatet kushtetuese

- Advertisement -

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, pasi as në përpjekjen e gjashtë nuk është arritur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

As në tentativa e gjashtë për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë post, nuk pati sukses. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e së martës mori 54 vota për, 44 kundër dhe pati 3 abstenime.

Këtë e ka komentuar analisti Viktor Buzhala, duke e quajtur këtë dështim si një strategji të qëllimshme nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Buzhalës, Kurti po e përdor kandidaturën e Haxhiut si një mënyrë për të shtyrë afatet kushtetuese për formimin e qeverisë, meqë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Kushtetuta parasheh një afat 14-ditor për formimin e qeverisë.

“Mendoj që është dështim i qëllimshëm. Albin Kurti duhet ta thotë trup, është duke përdoru Haxhiun si mburojë ndaj vetvetes për mos të hyjë në afate kushtetuese. Sepse nëse zgjedhjet kryeri i Kuvendit, i ka 14 ditë afat për ta bërë qeverinë, dhe nuk mendoj që ka siguri për numra. Prandaj është duke e ditë që zonja Haxhiu nuk votohet dhe për këtë arsye është duke tentuar t’i gjej numrat tjera kah për qeverinë dhe është duke blerë kohë. Pritje e mia akne qenë se nuk do të kandidojnë askënd…

Kështu, në këtë strategji nuk do të gjinden numrat dhe na presin zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pos nëse kemi koalicion mes VV-së dhe PDK-së”, ka thënë Buzhala në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit