0.8 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Buzhala: Hashim Thaçi është figura më e rëndësishme historike e gjallë nder shqiptarët

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala e ka vlerësuar lart figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në Ditën e Flamurit, ai ka rikujtuar kontributin e madh të Hashim Thaçit në çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndikimi i Thaçit në historinë më të re të Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm.

Sipas tij, Hashim Thaçi është figura më e rëndësishme historike e gjallë nder shqiptarët.

“Figura me e rendesishme historike e gjalle nder shqiptaret eshte Hashim Thaci. Eshte nder dy tri figurat me te rendesishme historike shqiptare ne 100 vitet e fundit. Pa te lufte do te kishte, ndoshta qysh luftojne palestinezet dhe kurdet, por kurre nuk do te kapitalizohej ajo lufte, ne menyren qysh e ka kapitalizu Hashim Thaci ne Rambuje dhe me pas ne vitin 2008. Establishmenti politik dhe ushtarak i asaj kohe ka qene i perçare dhe tribal. Vetem Hashim Thaçi ka arrite me i bashku ne Rambuje, per me nxjerre nje rezultat maksimal per shqiptaret”, ka shkruar ai.

Duke përmendur seancën e sotme ndaj Thacit, Buzhala ka theksuar se edhe Ditën e Flamurti Thaci po perballet me një padrejtësi të madhe.

“Ai sot, pra saktesisht edhe sot me 28 nentor, po gjykohet ne Hage, prej nje Tribunali qe teknikisht eshte i Kosoves, por praktikisht i Serbise. Hashim Thaci ka qene vec 30 vjeç kur e ka marre ne dore fatin e popullit. Keta qe sot bejne parada ushtarake ne ate kohe kane qene duke flirtu me çikat e zyrtareve te okupatorit serb, e duke thene publikisht para kamerave “qe kurre nuk do ta kapin armen ne dore”.”, ka shkruar Buzhala.

Të ngjashme

Të fundit