Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se Gjykata Speciale po i merr faktet nga UDB-ja e Serbisë.
“Faktet dhe informacionet po i marrin prej UDBA-s edhe prej Serbisë”, ka thënë Buzhala në Rubikon të Klan Kosovës.
“E kemi presidenten [Vjosa] Osmani, e cila reagoi për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, që për mua ishte banale. Në anën tjetër, pastaj, vetëm edhe aty u lidh: ‘Edhe këta shumë keq po bëjnë’”.
“Qysh bre ‘shumë keq po bëjnë’? Ata po ta cenojnë ty ushtrinë e Kosovës, të ardhmen e Kosovës”.
Sipas Buzhalës, është ose naivitet, ose perversitet, pohimi se epilogu në Hagë nuk e afekton shtetin e Kosovës.
“Kushdo që thotë se nuk ka rëndësi shteti për shtetin e Kosovës epilogu atje, është ose absolutisht naiv, ose e ka dëshirën perverse për me e zhbë një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të historisë
Po ashtu Buzhala ka thënë se Gjykata Speciale është kidnapuar nga një grup i organizuar kriminal.
“Gjykata Speciale është kidnapuar nga një grup i organizuar kriminal. Ai që e ka ngritur aktakuzën është nën hetime në ShBA për konspiracion kundër presidentit Trump. Pjesë e konspiracionit ka qenë edhe arrestimi Hashim Thaçit”, ka thënë ai.