-1.2 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

Buzhala e Mirena përplasen për listën e PDK-së: “Qysh Arbeni e Përparimi 28-29?”, “Qysh bre Berat, çka je tu fol?”

- Advertisement -

Duke komentuar për listën e publikuar të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit mospajtime të thella nisën qysh në fillim mes gazetarëve Berat Buzhala e Ilir Mirena; ky i pari duke mos u pajtuar me renditje të dy kandidatëve si Përparim Gruda e Arben Mustafa, për të cilët, Buzhala në foli në terma lavdërues.

Madje, sipas Buzhalës, që të dy si profesionistë të mëdhenj duhet të ishin shumë më përpara në listën zgjedhore të PDK-së, e jo në numërat 28-29, e prapa kandidatë të vjetër të PDK-së, si Xhavit Haliti.

Por, gazetari Ilir Mirena rezistoi ndaj pikëpamjeve të Buzhalës.

MirenaQikjo logjika që hiqe qito se u bë bajat…A nuk je rras rini me VV-në a? A po don çerdhe me bo?

BuzhalaO nuk e gjujta në lloq

Arben Mustafa edhe Përparim Gruda, dytë e meritojnë me kanë në vend të (numrit) të Xhavit Halitit qitu. Përparim Gruda është jurist fantastik (Ilir Mirena: oh nuk e mohon kurrëkush). Po qysh bre? A po mendon që zgjedhet numri 29?”

Leonard Kerquki: Pse jo?

Berat BuzhalaPo nuk zgjedhet se…statistikat kallxojnë.

MirenaPo leje bre Berat. Qikjo logjika…

LeonardPse, por Bekimi 109 e zgjedhet.

BuzhalaPo, ama nuk janë krejt si Beka…Arben Mustafa është ekonomist i jashtëzakonshëm, Përparim Gruda jurist i jashtëzakonshëm, e qe ku t’i lajnë…

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit