22.7 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Buzhala: Ajo çka po ndodhë në atë m*t Tribunali s’është as drejtësi e as gjykim, duhet të organizohen protesta masive

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale. Sipas tij, në Gjykatën Speciale nuk ka as drejtësi e as gjykim.

Buzhala ka thënë se duhet të organizohet një protestë masive në qytetin e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Zhvillimet e fundit ne Tribunalin Special jane te tmerrshme. Kompleti aparati i atij Tribunali po i mpreh shpatat per me i denu kreret e UÇK-se.

Partia Demokratike e Kosoves duhet me i thirre qytetaret per protesta masive ne Prishtine.

Vetem permes nje proteste masive dhe te vazhdueshme dikush ka me kthy kryte te ajo padrejtesi.

Qeverise Kurti po i konvenon kjo gjendje, sepse ai do te deshironte qe ata te denoheshin kur Kosova nuk ka ende institucione.

Qysh po i rrihet PDK-se?

Kapne more mbushni sheshet, sepse ajo cka po ndodhe atje as nuk eshte drejtesi as nuk eshte gjykim.

Mos harroni, ai mut Tribunali eshte themelu per trafikim te organeve, por qe keto pese vjet kush nuk i permendi.

Mos harroni, ai mut Tribunali eshte i Kosoves dhe Kosova mundet me ia tregu vendin.

Mos harroni, administrata Trump nuk do te bente vrejtje nese Kosova e eskalon gjendjen.

Të ngjashme

Të fundit