9.2 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Buzhala: 28 dhjetori solli fitore historike për Vetëvendosjen

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Viktor Buzhala, ka vlerësuar se ky proces zgjedhor ka prodhuar një fitore të madhe dhe historike për Vetëvendosjen.

Sipas tij, zgjedhjet i kanë dhënë fund ngërçit institucional që kishte zgjatur për rreth një vit, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve të reja.

“(28 dhjetori) pa diskutim që prodhoi një fitore të madhe për VV-në. Po flasim për shifra historike, të cilat kalojnë mbi 50 për qind, realisht votat e diasporës edhe mund ta kalojnë në 51 për qind. Prodhoi debllokimin e situatës politike në vend, të krijimit të institucioneve që ishte krijuar tash e një vit. Populli e dha verdiktin e vet…”, ka thënë Buzhala.

Të ngjashme

Të fundit