Këshilltari shumëvjeçari i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla ka publikuar një fotografi krah Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
“Buzëqeshjet e pazbehura”, e ka përshkruar ai fotografinë.
Thaçi e Veseli vazhdojnë të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale për më shumë se një vit.
Ata po hetohen për krime lufte, ndërkohë që trajtimi i tyre ka ngritur vazhdimisht dyshime për shkeljen e të drejtave të tyre ligjore.
Kërkesat e tyre për mbrojtje në liri janë refuzuar vazhdimisht, përkundër garancive edhe nga shtete të treta.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5632335946806273&id=100000897703289