5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Buxhovi: S’ka opozitë, LDK-ja s’po krijohet forcë politike edhe me ndryshime të reja

- Advertisement -

“Në Kosovë s’ka opozitë”, deklaroi kështu historiani, njëherit publicisti, Jusuf Buxhovi.

I pyetur se si e vlerëson opozitën parlamentare në vend, Buxhovi tha se ata s’kanë qenë asnjëherë në gjendje të krijonin oponencë të partisë për zgjedhjen e ndonjë problematike.

“Kosova i ka dy probleme, që çlirimi nuk u përkthye në liri dhe parlamentarizmi nuk u kthye në demokraci. Parlamentarizmi jonë në shumë situata i ngjan një pazari, aty faktikisht humbin fare interesat që janë imediate të një shteti. Pse është në një gjendje të tillë parlamentarizmi ynë, është sepse s’ka opozitë. Sado që janë aty, opozita s’kanë qenë asnjëherë në gjendje të krijojnë një forcë e cila së paku në një problematikë, do të ishin të zotët të krijonin një oponencë të partisë”, potencoi Buxhovi në emisionin “InfoNata”.

Madje sipas tij, me të gjitha ndryshimet e bëra në Lidhjen Demokratike të Kosovës, përsëri s’është krijuar ndonjë forcë politike.

“Unë jam përkrahës që LDK-ja të ketë ndryshime. Megjithatë, edhe me këto ndryshimet e reja s’po shoh që LDK-ja po krijohet në një forcë politike”, shtoi tutje Buxhovi në Tëvë1.

Ndërkaq, sa i përket Qeverisë Kurti, historiani tha se udhëheqja e tyre e ka devijuar edhe demokracinë e brendshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit