7.6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Buxhovi: Aktualisht prej shqiptarëve s’varet asgjë

- Advertisement -

Historiani Jusuf Buxhovi, ka folur për pozicionimin e shqiptarëve në vitet e fundit, ku tha se në vitet e ’90-ta, Kosova dhe shqiptarët kanë qenë faktorë gjeopolitik në rajon.

Por, Buxhovi tha se politika shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri nuk kanë qenë në përputhje me zhvillimet që do të vijnë.

“Ne jemi në një pozicion, ku në vitet ’90-ta, Kosova dhe shqiptarët kanë qenë faktorë gjeopolitik rajonal. NATO ka intervenuar, i ka hedhur bomba një shteti sovran që shqiptarët t’i çliroj prej pushtimit serb, por në të njëjtën kohë ta zgjeroj sferën e interesit”.

“Politika shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka qenë në përputhje me këto zhvillime që do të vijnë sepse është ditur para katër vjetëve, atëherë kur humbi Trumpi është ditur që do të kthehet sepse nuk mund të qëndrojë më koncepti i deri atëhershëm”, tha Buxhovi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se aktualisht prej shqiptarëve nuk varet asgjë dhe se aktualisht janë në kartën rezervë të ShBA-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit