9.7 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Buxheti me qeverinë në detyrë, Krasniqi sqaron procedurën

- Advertisement -

Qeveria në detyrë e zgjedhur nga legjislatura paraprake nuk mund të propozojë Projektligjin për Buxhetin Vjetor për legjislaturën e re.Kuvendi, ka bërë të ditur, njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, duke shtuar se Kuvendi i ri, i cili ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur ekzekutivin e vet që t’i zbatojë ato.

Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare – komisione që ende nuk janë themeluar.

Çdo shmangie nga kjo procedurë është shkelje e qartë e Rregullores. Neni 123 lejon vetëm shmangie nga afatet procedurale, por jo nga veprimet thelbësore si shqyrtimi në komisione apo propozimi nga qeveria legjitime.

Duhet bërë qartë dallimi mes qeverisë në dorëheqje dhe qeverisë në detyrë:- Qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi Qeveri–Kuvend.-

Ndërsa qeveria në detyrë është qeveri e zgjedhur nga legjislatura paraprake, që nuk ka lidhje institucionale me legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet.Sipas Ligjit për Qeverinë, qeveria në dorëheqje mund të propozojë projektligjin për buxhetin, ndërsa kjo e drejtë nuk i njihet qeverisë në detyrë.Respektimi i procedurave nuk është formalitet – është thelbi i ndarjes së pushteteve dhe i funksionimit demokratik të institucioneve.

 

Të ngjashme

Të fundit