Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë një ndër dyshet më të komentuara të shoëbizit shqiptar. Ndonëse ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht se kanë pasur një lidhje, për arsyet e ndarjes nuk nguruan të shpreheshin.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtari tha në “Zemër Luana” se nuk ka patur një arsye, por secili vendosi të ndjekë rrugën e tij: “Nuk ka pasur arsye. Ajo (Kiara) në rrugën e vet, unë në rrugën time!”.
Ndërsa sot Kiara e ftuar me gjyshen e saj, te “Rudina”, i ktheu përgjigje.

Moderatorja e pyeti gjyshen e Titos nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha: “Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze”. Por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?”
Ndërsa më tej shtoi: “Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra për një raport serioz. Ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale. Rrugës mund të ndodhë gjithçka”.
