Artisti i njohur Butrint Imeri ka njoftuar se po punon për albumin e tij të ri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale.
“Album coming soon”, shkruan Imeri në një reel të postuar, ku njoftimi për albumin është dhënë në një mënyrë mjaft të veçantë.
Ky është një lajm i pritur nga fansat e artistit, që presin me padurim punën e tij të re muzikore.






