Këngëtari Betim Januzi, i njohur me nofkën “Buta” ka shprehur keqardhje për tragjedinë ku vëllau i tij, Qëndrim Januzi ka vrarë me armë zjarri ish-shokun e tij, Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella”.
“Buta” me anë të një postimi në Instagram ka thënë se ka anuluar të gjitha datat e rezervuara deri në një kohë të pacaktuar.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë “në shenjë respekti” për familjen e viktimës.
“Për shkak të rastit që ka ndodhë, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, kemi vendos me i anulu të gjitha datat deri në një kohë të pacaktune. Gjithashtu, e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhë”, ka shkruar “Buta”.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/07/Screenshot_7-15.png)