Home Lajme Bushati u hy konspiracioneve: Klinton paska ardhur për të goditur Kurtin nga Tirana

Bushati u hy konspiracioneve: Klinton paska ardhur për të goditur Kurtin nga Tirana

0
Bushati u hy konspiracioneve: Klinton paska ardhur për të goditur Kurtin nga Tirana

Andi Bushati, analist i njohur nga Shqipëria, ka komentuar fjalimin e ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton, i cili foli edhe për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar që të “ndalen marrëzitë”.

Në lidhje me këtë fjalim, z. Bushati ka bërë një koment konspirativ, duke shkruar se Klinton paska ardhur me bekimin e Sorosit për të goditur kryeministrin Albin Kurti nga Tirana.

“U pa qarte se Klinton paska ardhur me bekimin e Soros per te goditur Albinin nga Tirana” – shkroi ai.

Çka tha Klinton?

Ish-presidenti amerikan që autorizoi bombardimet ndaj Jugosallvisë, të cilat sollën çlirimin e Kosovës, theksoi se marrëzia në veri të Kosovës duhet të ndalet. Në fjalën e tij para mijëra shqiptarëve në Tiranë, Clinton vlerësoi se shqiptarët i krijuan “katër qytezat” në të mirë të serbëve.

“Ne duhet të diskutojmë për gjërat. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos të kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër bashkiakë më tepër. Kështu që mendoj tani se kanë bërë një gabim që nuk votuan, mendoj se është e lehtë për shqiptarët për shqiptarët tashmë në shumicë që të përpiqen që përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre.” – deklaroi ai.

Tutje, ish-presidenti amerikan vlerësoi se gjëja më e rëndësishme tani është që të ndalet “kjo marrëzi”, siç iu referua situatës së tensionuar në katër komunat në veri.

“Por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është të ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe mund të avancohet duke pasur tensione? Ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë.” – theksoi ai.

Exit mobile version