Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se që nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës e deri me 24 shtatorë të këtij viti, të sulmit terroristë në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një pikë kulmore në situatën e tensionuar, jo thjeshtë të marrëdhënies së Serbisë dhe të Kosovës, por edhe në kontekstin e sigurisë në Kosovë dhe në impaktin që ka për të gjitha vendet e rajonit.
Kjo, sipas tij, edhe duke e analizuar sfidat me të cilat përballet mjedisi i sigurisë në Evropë, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe pas pushtimit të sajë nga ana e Vladimir Putinit.
“Është një fazë më e avancuar, ky sulm ky agresion në Kosovë siç jemi mësuar të shohim në të shkuarën apo siç kemi parë në rastin e Malit të Zi, ku ka pasur gjithmonë tentativa për të kundërshtuar apo sabotuar pushtetin e Gjukanoviqit, në forma nga më të ndryshmet, por nga ana tjetër ky episod i fundit shpresoj, i agresionit në veri të Kosovës, nuk duhet të na surprizojë, pasi që e dimë që Serbia nuk ka hequr dorë nga veprimet minuse për shtetin e Kosovës”, tha Bushati në “RTKPrime”.
Sipas tij, ky ishte një përshkallëzim i përpjekjeve të intensifikuara periudhën e fundit, që nisën me bojkotimin e institucioneve të Kosovës, nga ana e komunitetit serbë që jetojnë në veri, veprime të cilat në një mënyrë apo tjetër inspirohen nga Beogradi zyrtarë. Edhe tërheqja e tyre nga institucionet, veprimet e dhunshme ndaj policisë, ndaj KFOR-it, ndaj EULEXIT, ndaj institucioneve të Kosovës, kulmuan me ngjarjen e 24 shtatorit.
“Mendoj që këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me paaftësimin e Bashkimit Evropian, për të ndërmjetësuar tejkalimin e një konflikti mesë Serbisë dhe Kosovës, që e ka gjenezën tek procesi ende i papërfunduar i shpërbërjes së ish – Jogusllavisë, por jemi në kushtet kur siguria ka përparësi ndaj normalizimit të gjitha aspekteve, që e pasojnë procesin e normalizimit”, tha Bushati.