Bushati për retorikën e Vuçiqit mbi “kërcënimet nga Shqipëria dhe Kroacia”: Narrativa të rreme

- Advertisement -

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se ai është rikthyer te paralajmërimet për “narrativa të rreme mbi kërcënimet nga Shqipëria dhe Kroacia”.

Bushati vuri në dukje se deklaratat e Vuçiqit erdhën vetëm pak ditë pasi ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikuan një opinion në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung lidhur me perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Vetëm disa ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë shkruan një opinion në FAZ për pranimin e një anëtarësimi të ‘nivelit të dytë’ në Bashkimin Europian, presidenti i Serbisë është kthyer përsëri te paralajmërimet për narrativa të rreme mbi kërcënimet nga Shqipëria dhe Kroacia”, shkroi Bushati në rrjetin social X.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të ligjit, prosperitet dhe bashkëpunim, dhe jo për retorikë të bazuar në frikë.

Të ngjashme

Të fundit