Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas heqjes së plotë të masave të BE’së ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se është koha që BE ta rishikojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’i japë statusin e kandidatit.
“Më mirë vonë se kurrë. Pas heqjes së masave të padrejta ndaj Kosovës, është koha që BE të rishikojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’i japë statusin e kandidatit”, ka shkruar Bushati në “X”.






