4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Burri të cilit iu vendos zemra e derrit e kishte therur 7 herë me thikë dhe paralizuar një person

- Advertisement -

Transplantimi i parë i zemrës së derrit të modifikuar gjenetikisht te njeriu ka ngritur pyetje etike, pasi u zbulua se pacienti që iu nënshtrua operacionit kishte therur disa herë me thikë një burrë dhe e kishte lënë të paralizuar.

David Bennett, 57 vjeç, u bë lajm në mbarë botën këtë javë, kur u njoftua se është duke e marrë veten nga operacioni për transplantimin e parë të zemrës së derrit të modifikuar gjenetikisht në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it.

Mjekët e cilësuan transplantimin si hap të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës së organeve. Megjithatë, mendim të njëjtë nuk pati edhe Leslie Shumaker Downer, vëllanë e së cilës Bennet e kishte therë dhe e kishte paralizuar në një sulm më 1988.

Ajo i tha gazetës “The Washington Post” se e njeh rëndësinë e transplantimit të zemrës, por nuk e sheh Bennett-in si hero, shkruan Independent,

“Ed-i vuajti. Shkatërrimi dhe trauma, për vite e vite, me të cilën familja ime  u përball… Tani (David Bennett) ka një mundësi të dytë me zemër të re, por, sipas mendimit tim, do të dëshiroja që ajo (zemra) të shkonte te një pacient që e meriton”, tha motra e personit të paralizuar nga burri që iu vendos zemra e derrit.

Më 30 prill 1988, Bennet e kishte therë Ed-in shtatë herë në një kafene në Maryland, pasi raportohet se e kishte parë atë duke flirtuar me bashkëshorten e sulmuesit. Ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 10 vite burgim.

I sulmuari kishte mbetur në karrocë për dy dekadat pasuese, para se të pësonte sulm më 2005 dhe të vdiste dy vjet më vonë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit