Një burrë në Vitomericë të Pejës ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe motrën e saj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari pas sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur nga policia.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Vitomericë, Pejë 10.09.2023 – 18:35. Viktima femër/kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e sajë, e cila ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.