Një qytetar nga Deçani është arrestuar.
I njëjti dyshohet për dhunë në familje.
Ai nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjarët dhe ka tentuar ta lëndojë edhe veten me thikë.
Njoftimi i Policisë:
Deçan 07.09.2024, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte tentuar të vet lëndohet me një mjet të mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.