Një grua është zhdukur në Ferizaj.
Kjo u bë e ditur nga polica në raportin 24 orësh, se burri ka raportuar se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Ferizaj 12.10.2023-19:00. Me 13.10.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh.