Një burrë i vuri flakën vetes mëngjesin e sotëm në Tokio , pranë zyrës së kryeministrit japonez Fumio Kishida dhe u dërgua në spital pa ndjenja, raportojnë mediat japoneze .
Sipas informacioneve të tyre, burri e kreu këtë akt të rëndë në shenjë proteste ndaj funeralit shtetëror të 27 shtatorit në Tokio të ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe, një çështje që ndan Japoninë.
Një punonjës policie që ka tentuar të shuajë flakët ka pësuar djegie. Kur u kontaktuan nga Agence France-Presse, policia dhe zyra e kryeministrit nuk pranuan të komentojnë.
Sipas rrjetit televiziv Asahi, burri i vuri flakën vetes pasi u tha oficerëve të policisë se kundërshtonte funeralin shtetëror të Shinzo Abe. Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, një letër proteste kundër ceremonisë së shtrenjtë u gjet pak larg.
[Në shkresë, “Jam kundër varrimit shtetëror” Vetëvjegja
Një figurë politike ikonë dhe kontroverse në Japoni, ish-kryeministri ultra-nacionalist Shinzo Abe dha dorëheqjen në vitin 2020 për arsye shëndetësore. Ai u vra nga një person i armatosur më 8 korrik ndërsa po fliste në një aktivitet fushate në Nara (perëndim).