Burri i parë i Jennifer Lopez ka thënë se “nuk është i bindur” se martesa e saj e katërt me Ben Affleck do të zgjasë.
Pas martesës surprizë të Affleck dhe Lopez në fillim të këtij muaji, 48-vjeçari ka shfrytëzuar rastin për të thënë fjalën e tij për të ardhmen e çiftit.
”I uroj asaj dhe Benit më të mirën, por nuk jam i bindur se do të zgjasë”, tha ai për Mail Online.
”Jen-it i pëlqen të dashurohet, por ajo është fejuar gjashtë herë dhe Beni është burri numër katër”.
”Isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj – kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë”.
Ojani Noa ishte martuar shkurtimisht me këngëtaren midis viteve 1997 dhe 1998.
Ata u takuan ndërsa aktori me origjinë kubaneze po punonte si pjatalarës në një restorant në Majami në pronësi të Gloria Estefan – pak para se Lopez të bëhej yll për performancën e saj në Selena.
Noa tani jeton një jetë më të qetë larg vëmendjes së Hollywoodit.