7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Burri i Fitore Pacollit avancohet në pozitë në KEK

- Advertisement -

Pushteti i LVV-së është përkujdesur ta “veshë” me pushtet në KEK, edhe burrin e deputetes së vet, Fitore Pacolli.

Ilir Dalipi, burri i deputetes Fitore Pacolli, është avancuar në pozitë në KEK – Korporatën Energjetike të Kosovës që e kontrollon Qeveria përmes bordit të saj dhe krye-shefit ekzekutiv që dikur LVV-ja e kandidonte për asamblist në Fushë Kosovë.

Dalipi, që prej vitesh punon në KEK, para se të avancohej në pozitë kishe shfrytëzuar të drejtën e pushimit 1 vjeçar nga puna, mëson gazeta online Reporteri.net.

E kur vendosi të rikthehet në punë, ai u rikthyer si menaxher, pasi së fundi u emra menaxher në Divizionin e Shërbimeve të Korporatës në KEK, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

Gazeta ka provuar të marrë konfirmim nga KEK’u për avancimin e Ilir Dalipit, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje. Gjithashtu, mediumi është interesuar edhe në lidhje me periudhën kur Dalipi ka qëndruar në pushim nga puna, me që ligji e parasheh si mundësi vetëm në disa raste të veçanta dhe specifike.

Që nga ardhja në pushtet e LVV’së, KEK kontrollohet nga partia e Kryeministrit Albin Kurti. Në shkurt të këtij viti, pushteti emëroi anëtarin e saj në krye të kësaj korporate. Bekir Gërguri, ish-kandidati për asamble i LVV në Fushë Kosovë, u emërua si ushtrues detyre i kryeshefit në Korporatën Energjetike të Kosovës, pasi ish-kryeshefi Nagip Krasniqi u shkarkua gati një vit pasi ishte arrestuar për korrupsion.

Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat…“, thoshte Kurti, kur si opozitar kritikonte nepotizmin në institucionet publike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit