Gazetari Lirim Mehmetaj ka demaskuar një propagandë të kamuflluar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ka shpërndarë një video të një qytetari të Gjakovës, duke pretenduar se u trajtua keq në punë.
Në të shihet personi në fjalë teksa i thotë kryeministrit Albin Kurti se është një ish-punëtor i “Comodita-s”.
Por, Mehmetaj e ka “zhveshur” personin në fjalë, duke treguar se për kë bëhet fjalë.
Ai është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, asambliste e VV-së në Gjakovë, dhe kryetare e Vetëvendosjes në këtë qytet, thotë Mehmetaj.
Teksa flitet për trajtim jo të duhur në punë, gazetari Mehmetaj shtron pyetjen se si është e mundur që gjatë Qeverisjes Kurti nuk u respektuan të drejtat e punëtorëve, e nuk ka as inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët e tyre.
“Pyetja e parë: Nëse në vendin ku ke punuar ke përjetuar torturë, atëherë konfirmohet se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, nuk ka inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët operojnë barbarisht me punëtorët sikur të mos kishte shtet. E dyta, konfirmohet se nuk qenka e vërtetë se në Kosovë paska plotë vende të lira pune, sepse ky personi paska duruar torturën në Komodita, duke e ditur se përndryshe mbetet pa punë. Apo jo?”, thotë Mehmetaj.
“Dhe problemi kryesor: Si u bë që Albin Kurti akuzonte Devollët e bash burri i kryetares së gruas në Gjakovë paska marrë rrogë prej tyre?”, shtron pyetjen gazetari.
Ekzemplar i sistemit putinist të propagandës
Vetëvendosja ka shpërndarë një video ku një person del e i thotë Albin Kurtit se ai është ish-punëtor i Komoditës e aty ka përjetuar tmerrin, diskriminim të madh e çka jo tjetër. E përshkruan me pak fjalë Auschwitz-in.
Po kjo është veç një maskaradë tjetër e Kurtit.
Në fakt, personi në fjalë është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, asambliste e Vetëvendosjes në Gjakovë dhe kryetar e Gruas së Vetëvendosjes në Gjakovë.
Më poshtë në foto e keni të njëjtin duke drekuar edhe me kryetarin e degës së VV-së në Gjakovë.
Videoja është propagandë.
Por, fatmirësisht këta janë të budallëm, prandaj duke tentuar të prodhojnë një mashtrim, janë ngulur direkt me kokë.
Pyetja e parë: Nëse në vendin ku ke punuar ke përjetuar torturë, atëherë konfirmohet se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, nuk ka inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët operojnë barbarisht me punëtorët sikur të mos kishte shtet.
E dyta, konfirmohet se nuk qenka e vërtetë se në Kosovë paska plotë vende të lira pune, sepse ky personi paska duruar torturën në Komodita, duke e ditur se përndryshe mbetet pa punë.
Apo jo?
Dhe problemi kryesor: Si u bë që Albin Kurti akuzonte Devollët e bash burri i kryetares së gruas në Gjakovë paska marrë rrogë prej tyre?
A?
Ehh bre gubana bre që nuk kurseni askë e asgjë për të fëlliqur përtej çdo kufiri.