Bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, njëherësh edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka pretenduar se Ramush Haradinaj po keqpërdor lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore.
Krasniqi këtë e ka deklaruar pasi Haradinajt iu transmetua një video e nënës së tij, Rukë Haradinaj, duke qajtur për djemtë e saj të rënë në luftë, shkruan Insajderi.
“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, deklaroi Krasniqi.







